Nga Klaudio Ndreca
“Kam fjetur me Kristiano Ronaldon”, kjo ishte deklarata e Daniella Chavez që bëri bujë teksa ylli portugez ishte në një lidhje me Irina Shayk. Këtë herë modelja kiliane rikthehet të bëj sërish jehonë, por duke mos treguar një tjetër marrëdhënie intime.
Chavez ka shkuar larg teksa ka blerë një ekip futbolli në shtetin e saj. Bëhet fjalë për Rancagua Sur që është në Ligën e Tretë në Kili. Kjo skuadër është në pronësi të Chavez që ka premtuar edhe për ngjitjen në elitën e futbollit. Modelja shquhet edhe për dashurinë që ka karshi futbollit duke parë shumë ndeshje në stadium, ndërsa ka menduar që të jap kontributin e saj në këtë fushë. /Sport Ekspres/