Fjalimi i Dukës në marrjen e çmimit dhe mesazhi i madh: Iniciator ishte Shyti, ai që të kritikon edhe të do

Ditën e sotme është mbajtur edhe ceremonia e nderimit për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, gjatë së cilës ka marrë çmimin “Barleti” për meritën në rritjen e futbollit shqiptar. Ky çmim është dhënë nga universiteti “Marin Barleti”, ndërsa propozimi për emrin e Dukës ka ardhur nga profesor Artan Shyti.

Në fjalimin e presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, janë dhënë mesazhe të forta për sportistët, studentët dhe talentet e reja. Më së shumti për mënyrën se si ata mund të arrijnë në shkallët më të larta falë sakrificave, përkushtimit dhe mbi të gjitha, dashurisë me të cilën e bëjnë punën e tyre. Ndërkohë, “Sport Ekspres” zbulon edhe fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni të veçantë.

“Në fakt jam disi i emocionuar, vërtet. Sepse kur po fliste dekania filloi të më kujtohej dekani apo pedagogët e mi. Domethënë rikthehem në universitet pas shumë vitesh. Dikur në universitetin e Tiranës, për herë të fundit si një student në vitin 86, ndërsa sot rikthehem me një status tjetër dhe dëgjoj fjalë të tjera, ndryshe nga më parë. Sepse kur isha student nuk dëgjoja kaq fjalë të mira për studentët siç foli profesor Tani, nga dekania dhe nga administratori i deleguar. Kështu që jam i emocionuar, jam i kënaqur që dëgjoj fjalë të mira.

Jam shumë i privilegjuar që marr këtë çmim për herë të parë nga Universiteti Barleti dhe besoj se pavarësisht se çmimi është për menaxhim dhe konsiderohet një çmim individual. Por i dedikohet të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar me mua, kryesisht Federatën e Futbollit, sepse menaxhimi i bizneseve të mia private mbase nuk ka rënë aq shumë në sy. Një nga ata që ka bashkëpunuar me mua në Federatë është edhe profesor Bujar Kasmi, për disa vite zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në fakt, kur më kërkoi takimin administratori për të më thënë se është propozuar nga Fakulteti i Sporteve dhe i Ekonomisë në mënyrë të ndërthurur për këtë çmim, më dha dhe një informacion më shumë. Më tha se iniciatori që ju propozoi ju ishte Artan Shyti. Kështu që studentët, që besoj se ndoshta e kanë dëgjuar profesor Shytin duke më kritikuar mua publikisht, duhet të mësojnë se jo gjithmonë ai që të kritikon nuk të do, por ai që të kritikon edhe të do dhe të respekton.

Siç e tha dekania, unë vij nga një familje sportive. Në familjen time vetëm mami nuk ka qenë sportiste, por ka patur një bashkëshort futbollist, një djalë volejbollist dhe një djalë si unë sportist në tentativë, që s’u bëra asnjëherë sportist i mirë profesionist. Nuk mendoj se ishte talenti ai që nuk më la të bëhesha sportist, por nuk punova sa duhej. Për të ardhur në fjalët e dekanes, që pak talente ka dhe jo çdo gjë arrihet me talent, por çdo gjë arrihet me punë. Jo vetëm me punë por edhe t’a dashurosh atë që bën.

Me sa duket unë nuk e dashurova sportin e luajtur aq shumë por dashurova më shumë menaxhimin e tij dhe të bizneseve. Këtë e kam dhe për studentët, të cilët nëse do të punojnë shumë, nëse do të impenjohen shumë, nëse do të sakrifikojnë shumë, patjetër që edhe ta duan atë që bëjnë, do të arrijnë suksese në jetë, në sport apo në menaxhimin e tij, apo në gjithë drejtimet e tjera. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’ju falenderoj përzemërsisht për çmimin dhe tju garantoj për disponibilitetin tim të vazhdueshëm për çdo gjë pozitive për sportin në përgjithësi, por edhe për Universitetin Marin Barleti”, ka thënë Armand Duka gjatë ceremonisë./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online