Fjalim para ekipit, Daja: Deri në maj dua këtë Skënderbe!

Trajneri u tërheq vëmendjen lojtarëve pas fitores së fundit dhe thekson se kurrsesi nuk mund të ulet vigjilenca, edhe pse diferenca është e madhe

Leonard Trebicka

Në opinionin sportiv është pranuar se Skënderbeu, pas fitores së fundit ndaj vlonjatëve, është shumë pranë titullit kampion, sepse ka një diferencë prej 11 pikësh me vendin e dytë. Tifozët dhe futbollistët në mënyrë të veçantë, me deklaratat e tyre janë shprehur se titulli është çështje e mbyllur dhe se skuadrat rivale duhet të mendojnë për vendin e dytë. Ndryshe mendonte presidenti Ardjan Takaj pas fitores me Flamurtarin, kur u shpreh se titulli është i Skënderbeut, nëse fitohen tri ndeshjet e radhës. Pra, për Takaj janë edhe tri ndeshje të tjera, që konsiderohen vendimtare. Kurse trajneri Ilir Daja është edhe më me këmbë në tokë dhe shprehet se ka edhe shumë rrugë deri në fund, kështu që askush nuk duhet të mendojë se ka mbaruar çështja e titullit kampion. Kuptohet, një trajneri i takon të flasë kështu, që skuadra e tij të jetë sa më e karikuar në fushë, duke ditur që janë edhe 17 javë të tjera deri në finish. Janë edhe 51 pikë në lojë dhe diferenca prej 11 pikësh nuk është asgjë. I pari i stolit bardhekuq i trembet euforisë në ekip dhe dje ka dashur ti ndërgjegjësojë të tijtë për situatën.
FJALIMI Dje në mesditë, para se të niste stërvitjen, trajneri Daja i ka mbledhur të tijtë në një analizë të shkurtër, por më shumë për tu bërë apel për vigjilencë. Sport Ekspres mëson se trajneri Daja u është drejtuar futbollistëve me këto fjalë: Së pari, dua tu falënderoj për shpirtin që treguat në fushë ndaj Flamurtarit, duke besuar deri në fund se do të shënonit dhe do të fitonit. Fitoret ndaj rivalëve vlejnë dyfish. Gjithsesi, përpos fjalëve të mira për këtë fitore dhe jo vetëm, dua tu them të gjithëve se askush nuk duhet të mendojë se ka mbaruar gjithçka për titullin kampion. Kemi kaluar vetëm një ndeshje nga gjysma e dytë e kampionatit dhe rruga është e gjatë deri në fund. Një gabim yni dhe rivalët na afrohen. Duhet shumë kujdes. Të gjithë e dimë si shkëlqyem në Europë vitin që kaloi. Përse ndodhi kjo? Pikërisht për faktin se në fazën e katërt të sezonit të kaluar i fituam të gjitha ndeshjet, me përjashtim të asaj në Kukës, ku dihet si u mundën. Nëse fitojmë çdo ndeshje deri në fund, do të jemi dyfish të karikuar dhe do të mbajmë ritmin që kërkoj unë personalisht, por edhe ju. Të tregojmë Skënderbeun e vërtetë në çdo ndeshje. Duhet t’i vlerësojmë maksimalisht të gjitha ndeshjet, edhe atë të Kupës së mesjavë, pavarësisht kemi fituar 2-0 në 90 minutat e para. Në kampionat preokupimi duhet të jetë 100% dhe nuk dua asnjë nga ju ta flejë mendjen. Deri në maj ju dua në formën më të mirë. Kam besim të madh se do të tregojmë të njëjtin ritëm dhe të karikuar mund tia dalim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online