Fjalët që erdhën si profetësi, kur shoku i fëmijërisë paralajmëronte Januzajn: Te Belgjika do harrohet shpejt, me Shqipërinë shkruan historinë

Disa vite më parë Adnan Januzaj ishte një talent i ri që po shkëlqente në Europë dhe të gjithë shqiptarët i kishin sytë drejt tij. Shumë punë u bë prej tyre që të vishnin sulmuesin e ri me fanellën kuqezi, por Januzaj zgjodhi përfaqësuesen e Belgjikës, ku ka mbetur thjesht një futbollist më tepër dhe nuk është pjesë e planeve të skuaadrës. Pikërisht ashtu siç do e parashikonte 7 vite më parë edhe shoku i tij i fëmijërisë, Jonathan Kindermans, fjalët e të cilit rezultuan si një profetësi, pasi ka arritur të parashikojë me përpikmëri fatin e Januzajt.

“Fansat e futbollit shqiptar” sjellin sërish në kujtesë intervistën e vitit 2013 të Kindermans me britaniken “Daily Mail”, ku e thoshte hapur se te Shqipëria do të kishte mundësinë të hynte në histori, ndërsa te Belgjika do të harrohej në pak kohë. Madje shoku i fëmijërisë tregonte edhe faktin se Januzaj ishte rritur me figurën e kapitenit legjendar, Lorik Cana si idhull, por sipas tij në fund do të ishte babai i Adnanit që do të vendoste për çështjen e Kombëtares, ashtu siç vendoste për çdo gjë tjetër në lidhje me karrierën e tij.

“Januzaj nuk mendoj se do të zgjedhi të luaj për Anglinë”. Kemi folur shpesh për ekipet Kombëtare që ishin të interesuara për të, Anglinë,Belgjikën dhe Shqipërinë, por ai gjithnjë më fliste për Canën. E kishte idhull atë.. Unë i thoja, “por ne kemi Kompany dhe Fellainin” dhe ai do të thoshte, “po, por Cana më pëlqen më shumë.

Fansat e Tifozëve shqiptarë e njohën atë që kur ai ishte 15 vjeç te Anderlechti, dhe tani pasi ai shënoi dy gola për United tifozët e Belgjikës befas po marrin vëmendje duke u kujtuar për të. Ai mund të krijojë histori me Shqipërinë, t’i çojë ata në një turne Europian apo Botëror dhe ata do të flisnin për të në 50 vitet e ardhshme, ndërsa Belgjikën, ai do t’i zgjidhte se dëshiron të jetë në turne të mëdha, por ai te Belgjika do të ishte vetëm një nga shumë lojtarët e shkëlqyer të Kombëtares së Belgjikës dhe që do harohej shpejt. Lojtari i preferuar i Januzaj ishte Lorik Cana, i cili ishte shqiptari i parë në Premier League. Nesë vendimi do ti takonte atij ndoshta do ta zgjidhte Shqipërinë, por cilindo ekip kombëtar që ai zgjedh të përfaqësojë, do të jetë një vendim i marrë nën ndikimin e fuqishëm të babait të tij, Abedin.

Me origjinë nga Kosova, Abedin ka qenë një ndikim i vazhdueshëm në karrierën e djalit të tij që kur ishte në klubin e tij të parë, Racing Ëhite Daring Molenbeek. Babai i tij ishte gjithmonë me të. ‘Adnan ishte një djalë i lezetshëm dhe shumë i arsimuar. Në fushë ai kishte një super teknikë dhe ishte jashtëzakonisht mbresëlënëse për moshën e tij. Të gjithë mund ta shohin se ai ishte i veçantë, por babai i tij gjithmonë vendoste për të dhe ai kurrë nuk vendoste me kokën e tij’ madje edhe kur Januzaj vetë pyetej nga mediat se cilën kombëtare do të përfaqësoj ai thoshte me cilën të dojë babai ai vendos për mua”, kanë qenë fjalët e Kindermans për Adnan Januzaj, duke e paralajmëruar hapur për të ardhmen që e priste, por që në fund ranë në vesh të shurdhët./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online