Fjalët e thëna nga menaxheri, konfirmohet gjithçka për Gentian Selmanin

Gentian Selmani ka bërë një sezon mjaft të mirë në Turqi, ku mbron portën e ekipit Menemespor. Kalimi nga Laçi drejt skuadrës turke rezultoi i duhuri për të, ndërsa paraqitjet pozitive kanë bërë që Selmani të zgjojë interesin e shumë ekipeve të tjera, ku përfshihen ato nga Bundesliga, Serie A apo edhe elita e Turqisë.

Por ashtu si deklaroi edhe menaxheri i portierit shqiptar, Rahman Kice, për “Sport Ekspres”, ky i fundit do të vazhdojë të jetë në portën e Menemesporit deri në fund të këtij sezoni.  Të njëjtën gjë e bën të ditur tashmë edhe mediat turke, të cilat thonë se Selmani dhe lojtari tjetër Alberk nuk do të largohen në janar, pavarësisht interesit të lartë nga klubet e tjera./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online