Fjalët e Refik Halilit rezultojnë të sakta, Michael Ngo harron portën në Qipro dhe ekipi i bie nga kategoria

“Michael Ngo nuk do të luajë futboll. Miqtë habiten kur e them, por kjo është e vërteta”. Këto ishin fjalët e presidentit të Tiranës, Refik Halili, teksa e përshkruante më së miri sulmuesin që asokohe kishte fituar zemrën e tifozëve bardheblu dhe u kthye në pikën mbështetëse të klubit.

Më shumë sesa karrierën dhe të ardhmen, Ngo zgjidhte gjithmonë shifrën më të lartë për të nënshkruar. E kështu sulmuesi zgjodhi që të shkonte në Qipro duke iu bashkua ekipit të Paralimnit. Por kjo aventurë ishte totalisht dështim për të pasi nuk arriti të shënonte asnjë gol të vetëm me fanellën e ekipit të ri, duke luajtur 10 ndeshje në fushë.

Së fundmi Ngo është kthyer si zgjedhje e dytë për trajnerin, ndërsa skuadra e Paralimni ka prekur fundin. Tashmë të dalë edhe matematikisht nga gara, ky klub do të jetë pjesë e Divizionit të Dytë të futbollit në Qipro sa i përket sezonit të ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *