Fjalët e koduara të Halilit, po priste një vendim të pakuptimtë të Memës

Jo gjithmonë e vërteta është ajo që publiku sheh në skenë, pasi për të mbërritur deri në atë “spektakël”, ka edhe shumë prova që kryhen në prapaskenë. Presidenti Halili ka zhvilluar një takim kokë më kokë me Memën në ditën e djeshme, së bashku me gjithë lojtarët.

Kur gjithçka përfundoi, tashmë është bërë e udhës që mediat e kanë “fajin” për sajesat e tyre dhe duhen mbajtur me lexime. Mema konfirmohet në stolin e bardhebluve dhe vazhdon rrugëtimin me Tiranën. Por sërish presidenti Halili ka nxjerrë disa fjalë të koduara, që ishin tërësisht të evitueshme në atë moment, kur trajneri sapo ishte konfirmuar.

“Besimi vazhdon. Shpresoj të ketë sukses. Nuk mund të flasim për ndeshje të caktuara. Njeriu është i lirë, kushdo që do të dorëhiqet apo nuk e përballon dot dhe nuk e mban punën që ka marrë përsipër, atëherë ne bisedojmë dhe ia pranojmë. Kushdo qoftë ai. Tirana është një klub që ka presion, megjithëse trajneri ynë nuk ka asnjë lloj presioni. Ne kemi marrë tre humbje rresht, pasi edhe atë barazim me Flamurtarin e quajmë si humbje”, do të shprehej Halili.

Pra gjithçka është shumë e qartë. Shkarkimi i Memës mbi të gjitha do të sillte një kosto të lartë financiare. Halili priste një tjetër mënyrë që trajneri aktual të largohej nga Tirana, duke vendosur vetë që të dorëhiqej. Por kjo zgjedhje dhe në këtë moment, do të ishte tërësisht e pakuptimtë nga ana e trajnerit. Mema do të hiqte dorë nga gjithçka dhe mbi të gjitha, në një kampionat të ngjeshur si ky i këtij sezoni, askush nuk është larg për të fituar titullin kampion.

Mjafton të theksojmë se Bylisi, Teuta, Skënderbeu dhe Vllaznia po kryesojnë aktualisht dhe deri në vendin e 7 që ndodhet Kukësi, diferenca nuk shkon më shumë se dy pikë. Një zgjidhje disi e sforcuar ishte që Mema të vazhdonte në krye të bardhebluve, ndërsa gabime të tjera në ndeshjen e ardhshme, do të sjellin edhe largimin e patjetërsueshëm. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online