Fituan ndaj Man.City, nuk e besonte as vetë trajneri: Ka zhurmë në dhomat e zhveshjes!

Norwich i ka shkaktuar humbjen Manchester City-t në kampionat me rezultatin 3-2, ndërsa shijen e saj ekipi i Guardiolës kishte kohë që nuk e njihte. Pikërisht sulmuesi që po i habit të gjithë në “Premier League”, Pukki, arriti që të shënonte dhe të dhuronte një asist.

Një prej reagimeve më të bukura ishte nga trajneri Alexander Tettey, që edhe vetë nuk e besonte sesi arriti të mposhte Manchester Cityn me foton e shkrepur pas vërshëllimës së arbitrit. Menjëherë pas ndeshjes, fjalët e tij kanë qenë të thjeshta dhe ishte i përmbajtur: “Dhoma e zhveshjes ka shumë zhurmë, lojtarët janë të gjithë duke festuar. Të mundësh një nga ekipet më të mira në botë, duke ditur gjithë dëmtimet tona, nuk e di, normalisht që është e veçantë”, ka thënë Tettey, ndërsa Norwich e nis këtë kampionat në mënyrën më të mirë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online