Beshiktashi ka arritur që të fitojë Kupën e Turqisë. Në mbrëmjen e djeshme, kjo skuadër arriti të fitonte me shifrat 3-2 kundër Trabzonspor. Nga minuta e parë do të aktivizohej Ernest Muci, ndërsa Rashica u hodh në fushë në minutën e 64.
Falë golit në minutën e 94 nga Al Musrati, Ernest Muci fitoi trofeun e parë në Turqi. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Muci ka festuar së bashku me Rashicën teksa të dy mbanin në shpatulla një flamur të lidhur me Shqipërinë dhe Kosovën së bashku. (Shiko videon më poshtë)
Rashica qëndronte në anën e ngjyrave kuqezi, ndërsa Muci në ato të Kosovës. Është vërtet e bukur të theksohet gjithashtu se lojtarët e Shqipërisë po i mbushin duart me trofe. Arbër Hoxha ka fituar titullin dhe kupën në Kroaci me Dinamo Zagreb, Qazim Laci dhe Indrit Tuci kanë fituar titullin dhe Kupën në Ceki, Berat Gjimshiti fitoi Europa League si kapiten, Muci fitoi Kupën në Turqi, Asllani fitoi Serinë A me Intrerin. /Sport Ekspres/