Fituan Kupën e Botës, Maradona i thotë gjërat hapur: Ishim një tufë qensh dhe mediokër, nuk mundëm dot as të rinjtë

Diego Armando Maradona është padyshim një nga ata futbolistë që cilësohen si më të mirët e të gjitha kohërave. Një lojtar i jashtëzakonshëm që nuk e kishte aspak të vështirë të nisej me driblime nga mesfusha për të tundur më pas rrjetën kundërshtare. Megjithatë “il pipe del oro” njihet nga ana tjetër edhe për karakterin e tij paksa të çmendur, ndërsa diplomacia nuk është e pranishme në fjalorin e tij. Maradona është gjithnjë i drejtpërdrejtë dhe i veçantë në deklaratat e tij.

Këtë herë në një intervistë për “AFA Play”, ish-futbollisti argjntinas kthehet pas në kohë në vitin 1986, atëherë kur në Botërorin e Meksikës ngre lart trofeun e Kupës së Botës me Kombëtaren e tij. E një gjë e tillë në fillim as që mendohej fare, teksa Maradona zbulon se ishin një ekip mediokër, madje në një ndeshje përgatitore përpara këtij kompeticioni nuk kalonin dot as mesfushën e një ekipi të rinjsh.

“E vërteta  është se ne shkuam në Kupën e Botës me një skuadër mediocre. Kur u takuam në fazën paraprake në Barranquilla, ne e pamë njëri-tjetrin në fytyrë dhe thamë se kishim më shumë ekip se sa menduam. Puna ishte se disa ditë më vonë luajtëm kundër të rinjve dhe nuk kaluam dot as mesin e fushës dhe ndeshja përfundoi 0-0. Ishim keq, shumë keq, një tufë qensh që nuk kalonin dot murin”, ka thënë Diego Maradona, që në atë botëror u vu në qendër të vëmendjes për atë që sot nga të gjithë njihet si “dora e Zotit”. Një gol i shënuar me dorë kundër Anglisë në çerekfinale, i cili i dhuroi më pas kualifikimin për më tej./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online