Nga Dosja.al
Mediat pranë Erion Veliajt dizinformuan qëllimisht paradite se Gjykata e Tiranës ka vendosur të njohë Eduart Prodanin si kryetar të Asamblesë së Futbollit të kryeqytetit. Viktimë e këtij dizinformimi të qëllimshëm ra edhe Dosja.al, pa e menduar që mediat mund të raportojnë një ngjarje që nuk ka ndodhur vetëm për interesin politik të një njeriu me pushtet.
Pati kolegë të përgjegjshëm që na detyruan të korrigjojmë lajmin dhe të raportojmë të vërtetën, që gjykata e Tiranës vetëm sa ka pranuar ankesën e Eduart Prodanit, që në fakt është e Erjon Velaijt. Nuk ka asnjë vendim, as në favor, as kundër Prodanit, por vetëm pranim të ankesës. Pra Gjykata vetëm sa do ta shqyrtojë kërkesën, ndërkohë që vendimi do të merret në një ditë tjetër.
Sapo u informuam për të vërtetën, një tjetër lajm shpërtheu në media, kryetari i Bashkisë së Tiranës, përshëndeti vendimin e gjykatës, të raportuar qëllimisht gabim. “Tiranën e fituam”, shkruante Veliaj, ndërsa në gjykatë nuk kishte asnjë vendim.
Duke krijuar ngjarje dhe pastaj duke komentuar mbi to, Veliaj mendon që mund të pushtojë edhe futbollin, sic pushtoi Astirin, Shkozën, Bregun e Lumit dhe tani 5 majin dhe Paskuqanin. Duke krijuar ngjarje dhe duke i shpallur si fitore, Rilindja ka marrë zgjedhjet, drejtësinë dhe tani po merr Presidencën, shkruan Dosja.al.
Ky pushtet i rrezikshëm si një bar i keq që mbi mbi pisllëkun e parë që harrohet në një copë trualli, e ka ndërtuar gjithçka mbi binomin mashtrim-propagandë.
Nëse do të kishim një proces pa praninë e Rilidnjes në FSHF, nëse do të kishim një garë të vërtetë për të ndryshuar drejtimin e Futbollit shqiptar, Armando Duka, do të evidentohej si problemi. Në kushtet kur futbolli është rrethuar nga Rilindja, si bar i keq, me metodat e shpifjeve dhe propagandës, Armando Duka duket si shpetimi i kapjes së futbollit nga një pushtet i rrezikshëm.