Fitorja e polakëve është edhe e djemve shqiptarë, Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka do të luajnë në “Europa League”

Legia e Varshavës ka arritur që të përmbush misionin për të shkuar në grupet e “Europa League”. Pas eliminimit nga “Champions League”, shorti nuk ishte shumë i mëshirshëm për ekipin polak. Kështu i duhej që të fitonte ndaj Slavias së Pragës, për të shkuar në fazën e grupeve të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë.

Ndeshja e parë në transfertë përfundoi me shifrat 2-2, ndërsa Legia zhvilloi edhe ndeshjen e kthimit në mbrëmjen e sotme. Skuadra çeke u fut me 10 lojtarë në fushë, pasi Holes u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 3 pas një ndërhyrje të keqe që bëri ndaj kundërshtarit.

Megjithatë Slavias e Pragës kaloi në avantazh me Ekpai në fundin e pjesës së parë, por u përmbys nga dopieta e Emrelit. Ky i fundit do të dëmtohej për t’i lënë vendin Ernest Muçit në minutën e 80. Padyshim që kjo arritje e Legias së Varshavës do t’i bëjë mirë edhe djemëve shqiptarë për t’u promovuar në “Europa League”, teksa në ditën e sotme është zyrtarizuar edhe Jurgen Celhaka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *