Fitorja e Partizanit nderon Shqipërinë, është e vetmja që i jep pikë Superiores për krahasimin e forcës në Europë

Ndeshjet e turit të parë në Europë janë mbyllur për ekipet e Superiores. Deri tani është vetëm Vllaznia që nuk ka zbritur në fushën e blertë, por si fituese e Kupës, shkodranët do të marrin pjesë direkt në turin e dytë të Conference League.

Këto rezultate ndikojnë direkt në klasifikimin e përgjithshëm të kampionateve në Europë. Shqipëria nuk ndodhet në pozicion komod, teksa gjendet në vendin e 47 teksa para saj janë Malta dhe Gjeorgjia, ndërsa pas Shqipërisë gjendet Uellsi.

Renditja e përgjithshme nuk ka ndryshuar ende për shkak se ka pasur thuajse të njëjtën lëvizje të pikëve. Për më tepër, Tirana dhe Laçi nuk i kanë dhënë asnjë pikë Superiores në krahasim me kampionatet e tjera. Vetëm fitorja e Partizanit ndaj Saburtalos i grumbullon 250 pikë më tepër, teksa tani Shqipërisë i duhen edhe 250 pikë të tjera për të barazuar Maltën që është e 46. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *