Fitorja e Partizanit kundër Bate Borisov vlen 1.2 milionë euro, kampionët e Shqipërisë do të tentojnë gjithçka për kualifikim

Partizani do të luajë nesër kundër Bate Borisov në ndeshjen e kthimit. Përballja e parë u mbyll me shifrat 1-1, teksa të kuqtë nuk arritën të fitonin, pavarësisht rasteve të shumta që krijuan para portës kundërshtare. Një fitore e Partizanit do të vlejë shumë në këtë fazë.

Nëse kampionët e Superiores do të kalojnë Bate Borisovin, kanë të paktën 1.2 milionë euro të siguruara, pavarësisht rrugëtimit të tyre të mëtejshëm, edhe nëse humbin gjithçka në fazat e tjera. Kjo shifër nuk është pak dhe sigurisht që ekipi do të motivohet për të fituar nesër në Hungari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *