Kukësi ka udhëtuar drejt Durrësit ditën e sotme, ku dështuan të merrnin fitoren ndaj Teutës, pas atij triumfi të arritur ndaj Tiranës. Por megjithëse verilindorët e kishin të qartë qëllimin e tyre, Teuta nuk do i priste duarkryq, por do t’i tregonin kundërshtarit se në fushën e tyre asgjë nuk mund të jetë e lehtë.
Goli i parë dhe i vetëm i takimit do të vinte në minutën e 82, me Kallakun që i ardhur nga stoli ka shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit. Teuta ka marrë kështu 3 pikët nga kjo ndeshje me një fitore kjo që ndihmon ekipin e Shkëmbit, për objektivat që durrsakët kanë këtë vit, aq më tepër kur përballë tyre kishin Kukësin.
Teuta: Frashëri, Kuro, Arapi, Hoxha, Todorovski, Shkalla, Vila, Avdyli, Gashi, Çyrbja, Khalid
Kukësi: Xhika, Maliqi, Obanor, Teqja, Kitanovski, Musolli, Limaj, Rroca, Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj
Teuta-Kukësi 1-0 Kallaku p’ 82′