Fitoret e Partizanit dhe Egnatias në Europë japin frytet, Shqipëria ngjit tre vende në klasifikim

Rezultatet e ekipeve shqiptare në Europë nuk janë më të mirat e mundshme në këtë moment. Egnatia është eliminuar nga Champions League nga Borac Banja Luka nga ruleta ruse, Partizani ka kaluar më tej, ndërsa edhe Tirana me Vllazninë kanë mbyllur aventurën europiane. Megjithatë jo e gjithë tabloja është kaq e zezë. Në renditjen e përgjithshme të kampionateve, merren për bazë rezultatet e çdo takimi dhe jo vetëm ai përfundimtar, i ekipeve që arrijnë të kualifikohen.

Për shkak të fitores së Egnatias në ndeshjen e dytë, fitores së Partizanit në ndeshjen e dytë dhe dy barazimeve të marra nga Vllaznia dhe Tirana në transfertë, futbolli shqiptar e ka rritur koeficientin e tij dhe tashmë renditet në vendin e 43, ndërsa në sezonin e shkuar renditej në vendin e 46. Gjithashtu në turin e dytë të Conference League jemi ende në lojë me dy ekipe, Partizanin dhe Egnatian, për të fituar të tjerë pikë dhe për të rritur akoma më shumë koeficientin e kampionatit. /Sport Ekspres/