Inter ka fituar ndaj Plzen me shifrat 4-0 dhe ka kaluar grupet e Champions League. Një triumf edhe për Kristjan Asllanin, që i shumëzohet me zero ai rast i humbur ndaj Barcelonës pasi nuk peshoi asgjë në rrugëtimin e Interit.
Goli i parë u realizuar nga Mkhitarian, për të shkuar te dopieta e Dzeko dhe goli i Lukakut. Ndërkohë rreth 20 minuta do të kishte edhe për Asllanin në këtë përballje. /Sport Ekspres/