Fitore e madhe e Vllaznisë! Mund Dinamon dhe niset që të kap Egnatian, Tirana nuk ia del dot kundër Laçit që luan me 10 lojtarë

Vllaznia është padyshim ekipi i momentit në Superiore. Më saktë, këtë stafetë e mbante së bashku me Dinamon, por ekipi i Qatip Osmanit mendoi për t’i dhënë një goditje kryeqytetasve. Në ditën e sotme, shkodranët kanë arritur që të fitojnë me shifrat 0-1.

Goli i realizuar nga Alivoda në minutën e 29 mjaftoi për t’i dhënë tre pikët Vllaznisë. Ndërkohë në minutën e fundit, Hoxha do të linte Dinamon me 10 lojtarë. Pas kësaj fitore, Vllaznia ndodhet në vendin e 2, 6 pikë larg Egnatias kryesuese dhe 8 pikë larg zonës që e nxjerrë nga Final Four, kurrrë më e qetë se sot.

Nga krahu tjetër Tirana nuk po e kalon dot ngërcin psikologjik. Bardheblutë e nisën ndeshjen me një avantazh të madh, atë numerik. Në ndeshjen kundër Lacit, një karton i kuq do të jepej për Silvën e kurbinasve, pas ndërhyrjes ndaj Lushkjas si lojtari i fundit.

Lushkja ia doli që të realizoi golin e parë te Tirana në minutën e 53, por nuk mjaftoi pasi Myrta ia doli që të shënonte. Një gabim i madh për bardheblutë, ndërsa Laçi nuk mund të kënaqet kurrsesi për sa kohë barazimi është kthyer rezultati i tyre i çdo takimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *