Fitonte trofeun e portierit që ka pësuar më pak gola, trajneri në La Liga bën zëvendësimin që shihet rrallë në ndeshje futbolli

Në ndeshjen e kampionatit spanjoll mes Celtas dhe Athletic Bilbaos është parë një ndërrim i rrallë. Gjithçka ndodhi në minutën e 61-të kur portieri bask Unai Simon u largua nga fusha. Trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde tregoi se sa shumë dëshiron që Unai Simon të fitojë “Zamorën”, pra çmimin që i jepet portierit me koeficientin më të ulët të golave ??të pësuar.

“Do të bëja gjithçka që mundem për t’i ndihmuar lojtarët të arrijnë qëllimet e tyre”, tha Valverde pas ndeshjes në komentin e tij për ndryshimin e portierit. Simoni ka koeficientin 0.94 gola të pësuar për ndeshje. Mesatarisht pranon më pak se një gol për ndeshje të luajtur, më saktë 33 gola në 35 ndeshje. /Sport Ekspres/