Fitoi zemrat e tifozëve me reagimin, trajneri i Spartës së Pragës ngre në qiell Qazim Laçin: Është agresiv, energjik dhe shumë i qetë me topin

Sparta e Pragës ka marrë dje një fitore të rëndësishme kundër një kundërshtari direkt si Viktoria e Pilsenit. Goli i fitores ka ardhur në minutën e 13 të shtesës. Krejci ka shndërruar në gol një 11 metërsh dhe ka ndezur festën në stadiumin e tejmbushur.

Të gjithë lojtarët kanë rendur menjëherë pas tij për të ndarë gëzimin e tyre, por Qazim Laçi ka vepruar ndryshe. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vrapuar në krahun e kundërt për të mos e lënë vetëm portierin e tij. Të dy janë përqafuar me njëri-tjetrin dhe kanë festuar si të çmendur këtë fitore mjaft të rëndësishme.

Me këtë moment, Laci ka fituar dashurinë e të gjithë tifozëve të klubit. Nga ana tjetër, trajneri i Spartës së Pragës, Brian Priske, nuk i kurseu lëvdatat për Laçin: “Ka pasur disa ndeshje shumë të mira nga ky lojtar. Është shumë energjik, është agresiv dhe të njëjtën kohë shumë i saktë, i qetë kur ka topin në zotërim”, tha Priske. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *