Evangjeli Veli bëri ngriti lart flamurin shqiptar në Kampionatin Europian të peshëngritjes. Sportistja shqiptare arriti të fitonte tre medalje, dy të arta dhe një të argjendtë. E pranishme në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, Veli ka treguar emocionet e para mbi këtë sukses të sajin, ndërsa në fund është ndalur edhe te lidhja e fortë e saj me Shqipërinë, pavarësisht se jeton në Greqi.
“Jam shumë e gëzuar. Fillova garën mbarë për Shqipërinë. I solla medaljet e para. Shpresoj që Shqipëria të sjellë sa më shumë medalje në këtë Europian. Medaljet ia dedikoj në radhë të parë vetes sime, sepse kam punuar shumë. Më pas trajnerit tim dhe familjes sime.
Vendosja e dorës gjatë himnit? Unë ashtu e ndjej. Gjyshi dhe gjyshja ime kanë qenë në ushtrinë e Shqipërisë, kanë lu.ftuar. Unë ashtu e ndjej të mbaj dorën kur dëgjoj himnin shqiptar“, ka thënë Evangjeli Veli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/