Antonio Konte ka bërë ëndrrën realitet te tifozët zikaltër duke marrë titullin kampion në Serinë A. Por pas përplasjeve me drejtuesit e klubit, trajneri vendosi që të divorcohej me Interin, pasi planet e skuadrës nuk përkonin me idetë e tij. Në ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i Kontes te Totenhem.
Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi anglez, ndërsa trajneri italian është shprehur: “Jam shumë i lumtur që u ktheva në Premier League dhe kam ambicie të mëdha me këtë klub. Mezi pop res që të nis punën. Në verën e shkuar nuk isha i lumtur që u largova nga Interi, por tani jam gati”, ka thënë Konte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/