Fitoi në shifrat 6-1 ndaj Kastriotit, trajneri i Kukësit kërkon më shumë: Nuk jam i kënaqur, duhej të fitonim më thellë

Tirana dhe Kukësi kanë treguar forcën e tyre në dy ndeshjet e para të ditës së sotme. Bardheblutë ia dolën që të fitonin ndaj Egnatias në një transfertë të vështirë me shifrat 0-2. Ekipi nga Rogozhina po drejtohej nga Përparim Daiu, pas shkarkimit të Maganit. Seferi do të humbiste disa mundësi të mira në nisje të takimit, por që falen pas pasimit të mrekullueshëm që dha në asistin e Ismajlgecit.

E majta e mbrojtësit do të shkonte në cepin e rrjetës në minutën e 39. Menjëherë nisi edhe festa si në “Squid Game”, ku lojtarët kanë ngrirë për një moment. Ndeshja është përmbyllur në fundin e pjesës së parë. Portieri i Egnatias bëri një gafë të pafalshme pas një gjuajtje lehtësisht të kontrollueshme të Seferit. Ngo ishte aty për të përfituar dhe nuk mund të gabonte duke e ndalur topin në rrjetë.

Nga ana tjetër, Kukësi i ka hequr dëshirën Kastriotit për të luajtur futboll me…një lojtari. Fejizhao ka arritur që të shënojë 3 gola i vetëm dhe për më tepër, 2 prej tyre me kokë, megjithëse është lojtari më i shkurtër te verilindorët, 1.69 cm i gjatë. Nga një gol për Milunovic dhe Gjelbrim Taipi, Kukësi tregoi forcën mes pesë golave. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Longo: “Nuk jam shumë i kënaqur për mënyrën sesi shkoi ndeshja. Në pjesën e parë kishim mundësi për të thelluar rezultatin dhe për të folur në shifra të tjera. Megjithatë jam i kënaqur me skuadrën për atë që ka dhënë dhe duhet të përmirësohemi. Duhet të menaxhojmë disa situata më mirë nga ndeshja. Duhej të menaxhonim më mirë 15 minutat e para. Problemi nuk është sesa gola shënojmë, por nëse mund ta krahasojmë me Tiranën, Partizanin, Lacin dhe Vllazninë”.

Shehi: “Zhvilluam ndeshje të mirë, pjesa e parë ka qenë perfektë. Jam shumë i lumtur që shënoi Ismajlgeci dhe Ngo. Ismajlgeci është nga më të mirët në Shqipëri, vinte nga moment i vështirë dhe prandaj ky gola ka rëndësi për të. Kam folur shumë me Ngon gjatë kësaj jave. I kam thënë që do të kërkojnë më shumë nga ne me kalimin e javëve pasi ti je Ngo dhe ke histori nga mbrapa. Ne nuk na shqetëson dot askush nëse jemi ata që kemi qenë, nëse vazhdojmë kështu”.

Ndreu: “Në pjesën e parë guxuam shumë dhe kishim dy raste të pastra për të shënuar, që edhe të rinjtë i shtyjnë ato topa në rrjetë, nuk u realizuan. Ia kisha frikën kësaj humbje pasi në momentin që guxon me këtë ekip, ndodh edhe ky shkatërrim. Doli ajo që ia kisha frikën, më parë na kritikonin se përse nuk guxonim dhe ne e provuam, ja rezultati”.

Daiu: “Isha shumë i qetë, nuk kisha emocione. Por na ka munguar tribuna dhe kjo ndjenjë, fatkeqësisht kemi humbur. Cilësitë e Tiranës dihen, por kishim shumë mungesa dhe ndihej mungesa e një sulmuesi. Të humbësh nga gabimet tona, të djeg më shumë. Nëse do kishim evituar dy rastet e golave, do të merrte rrjedh tjetër loja. Magani? Është kompetenca e presidentit për largimin e tij. Nuk erdhi për shkakun e humbjes me Kukësin, por ishin të grumbulluara. Unë nuk erdha për trajner te Egnatia, por këshilltarin. Magani është miku im dhe si këshilltari i presidentit, do t’i këshilloja që të mos nxitohej”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online