Atletiko Madrid arriti një fitore të madhe në mbrëmjen e djeshme duke mundur Barcelonën në transfertë 1-2. Goli i fitores u realizua në minutën e fundit nga ana e Sorloth.
Kjo ishte fitorja e 12 radhazi për ekipin e Simeones. Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, trajneri tregoi se kishte edhe një superfuqi natyrore në ndihmë.
“Dua të jem i sinqertë, nuk mund të gënjej, kemi vuajtur shumë këtë ndeshje. Sot ishte datëlindja e babait tim, ai ndërroi jetë dy vite më parë, u ndie shumë prezenca e tij sot, sigurisht”, tha Simeone. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/