Xavi Hernandez u shkarkua nga pankina e Barcelonës javën e kaluar, ndonëse pritej të drejtonte këtë skuadër edhe sezonin e ardhshëm. Megjithatë, situata ndryshoi brenda natës dhe Joan Laporta vendosi të falënderojë Xavi për bashkëpunimin.
Zgjedhja ra mbi Hansi Flick dhe Barcelona zyrtarizoi sot se eksperti gjerman është trajneri i ri i klubit katalanas. Flick pati një takim Bojan Krki? javën e kaluar dhe tregoi interes të madh për të ardhur në Barcelonë, dhe thuhet se ra dakord për një pagë më të ulët se ajo e Xavi vetëm për të ardhur në klubin katalanas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/