Uefa ka vendosur që ndeshjet e gjysmë-finales dhe finalja do të luhen në “Ëembley”. Ky instuticion mbajti në fuqi të njëjtin vendim të cilin e kishte marë që kohë më parë. Sfidat do të luhen në Londër, pavarësisht presionit nga Bashkimi Europian dhe shqetësimeve të disa qeverive, veçanërisht ato italiane dhe gjermane, për shkak se në Angli është duke u zhvilluar një version i ri i COVID-19.
Por nuk është vetëm kaq, arsyeja kryesore që Uefa nuk mund ta ndalë zhvillimin e këtyre ndeshjeve në Angli është sepse mes presidentit Alexander Ceferin dhe Boris Johnson janë nënshkruar kontrata tregtare të cilat në rast anullimi, do të sjellin dëme të mëdha ekonomike për të dyja palët./Sport Ekspres/