Fiorentina i bën ofertë për Kristian Shpendin, Cesena e refuzon, futet në lojë edhe Dinamo Zagrebi

Kristian Shpendi është sulmuesi shqiptar më i përfolur në kohët e fundit. Statistikat e tij te Cesena janë fantastike, teksa po mban të njëjtën nuhatje me portën edhe në Serinë B, ashtu si edhe në Serinë C.

Mediat italiane raportojnë se Fiorentina ka bërë një ofertë konkrete për Shpendin, ndërsa në lojë është futur edhe Dinamo Zagrebi së bashku me Torinon. Megjithatë Cesena e ka refuzuar ofertën e bërë për Shpendin duke shpresuar në oferta të tjera më të mira në verë dhe njëkohësisht duke kërkuar ndihmën e golave të shqiptarit deri në fundin e sezonit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/