“Finance Football” publikon listën e pagave të 24 trajnerëve të EURO24, ja se ku renditet Silvinjo

“Finance Football” ka ardhur së fundmi me një zbulim sa i përket pagave të trajnerëve të EURO24. Pra janë gjetur pagesat e të gjithë teknikëve, të cilët do të jenë pjesë e kampionatit europian në Gjermani.

Vendin e parë e mban Southgate i Anglisë, ndërsa tre vendet e para plotësohen nga Nagelsman i Gjermanisë dhe Martinez i Portugalisë. Sa i përket Silvinjos, trajneri i Shqipërisë renditet në vendin e 16 mes 24 trajnerëve. Kolegët dhe kundërshtarët e tij, Zlatko Dalic i Kroacisë renditet në vendin e 11, La Fuente i Spanjës në vendin e 13, ndërsa Spaleti i Italisë në vendin e 6. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/