Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet mes Teutës dhe Vllaznisë. Kjo përballje do të ketë 30% të tifozëve, sipas rregullit të vendosur për shkakun e pandemisë së COVID-19. FSHF ka bërë të ditura edhe çmimet e biletave për këtë ndeshje që do të luhet në 28 gusht.
Gjithçka do të nisi në orën 19:00 dhe do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndërkohë biletat kanë nisur që të shiten, me çmimet që variojnë nga 200 lekë në 1 500 lekë. /Sport Ekspres/