Hapi i fundit i Europianit, Chiellini hap polemikat për mbërritjen në finale të Anglisë: E parashikueshme, luajtën 6 ndeshje në shtëpi

Finalja e Europianit mes Anglisë dhe Italisë është ndezur para kohe. Mbrojtësi i Juventusit, Chiellini, ka menduar për të hapur polemikat. Sipas lojtarit italian ishte e parashikueshme që “tre luanët” do të mbërrinin kaq larg në këtë turne pasi luanin pjesën më të madhe të ndeshjeve në shtëpi.

“Ishte e parashikueshme që Anglia do të shkonte në finalen e Europianit. Ata kanë luajtur 6 nga 7 ndeshjet në shtëpi. Vetëm stoli i tyre mund ta fitojë Europianit pasi kanë Grealish, Sancho, Rashford, Foden dhe Calvert-Leëin”, u shpreh Chiellini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online