PSG ka fituar sot trofeun e katërt sezonal në Francë, duke mundur skuadrën e divizionit të tretë, Les Herbiers, me rezultatin 2-0, në finalen e luajtur në Stade de France.
Ndonëse dështoi në Champions League, PSG vazhdon diktaturën në Francë, ku ka fituar gjithçka të mundshme këtë sezon.
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 8, 2018
Xhoovani Lo Celso shënoi në pjesën e parë me një gjuajtje të saktë nga distanc,a ndërsa Edinson Kavani shënoi me 11-metërsh 16 minuta para fundit, në një kohë që Mbape pa t’i anulohej një gol me ndihmën e VAR-it.
Ishte një ndeshje pa histori dhe deri diku absurde, sepse nga njëra anë ishte një ndër klubet më të pasur në botë, ndërsa në krahun tjetër ishte një klub shumë i vogël, që për herë të parë bën diçka për t’u mbajtur mend në historinë e klubit. Edhe kuotimi në tregun e basteve ishte qesharak, PSG konsiderohej fitues i sigurt dhe fitorja e Les Herbiers shkonte deri në 70.