“Air Albania” është impianti më modern në Shqipëri, i cili që në momentin e inagurimit një vit më parë tërhoqi vëmendje në gjithë Europën, duke marrë vlerësime të mëdha. Ndërkohë sot ka ardhur nëj lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, teksa UEFA ka vendosur që finalja e parë e kompeticionit më të ri, Europa Conference League, të luhet pikërisht në Tiranë.
Kjo nuk është lënë të kalohet lehtë në Kroaci, aty ku çështja e stadiumit hap polemika të mëdha. Prej kohësh kroatën ankohen për stadiumin e tyre, që nuk i ka aspak hije një Kombëtareje nënkampione bote. Trajneri i Suedisë do e quante si të mërzitshmë, ndërsa edhe vetë futbollisti Lovren do të kritikonte stadiumin e kryeqytetit kroat dhe do të kërkonte të ndërtohej një shtëpi e re për përfaqësuesen e tyre.
Por finalja në “Air Albania” i ka dhënë sërish jehonë polemikave, teksa profesori për makroekonominë dhe ekonominë sportive, Tomislav Globan, ka shpërndarë një postim në “Twitter”, njofton vendimin e UEFA-s, ndërsa më poshtë paraqet stadiumin aq shumë të kritikuar të Zagrebit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
UEFA Conference League final in 2022 will be held at the new Air Albania stadium in Tirana, Albania.
Meanwhile in Zagreb: pic.twitter.com/Y3ldtRkoar
— Tomislav Globan (@tgloban) December 3, 2020