Fillimisht duhet marrë titulli! Tifozët e Tiranës mund të qetësohet, zyrtari i FSHF tregon se do ketë festë

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar paketën financiare për t’i ardhur në ndihmë klubeve shqiptare, të cilat nuk kanë mbetur të vetme dhe pa mbështetje në këtë moment të vështirë. Madje ndihma do të vijojë edhe muajin e ardhshëm nëse situata e krijuar prej COVID-19 nuk do të përmirësohet. Ndërkohë FSHF po mendon edhe për rikthimin në fushën e lojës për të mbyllur kështu këtë sezon të ndërprerë në mes.

Në një lidhje për “News 24”, shefi i sektorit të garave, Lysien Nurishmi, ka shpjeguar se synohet që kompeticionet e futbollit shqiptar të përfundojnë Brenda muajve qershor dhe korrik. Sipas tij është e rëndësishme që kampionati të mbyllet në fushën e lojës e prej aty të shpallet edhe fituesi i titullit kampion. Ndërkaq thekson se perfekte do të ishte edhe rikthimi i futbollit së bashku me tifozët. Nisur nga këto fjalë, një gjë e tillë do i shtonte më tepër bukurinë ndeshjeve, ndërsa do të gëzonte më shumë edhe tifozët bardheblu. Këta të fundit duke parë që skuadra e tyre është fare pranë trofeut të 25 të Superiores mund të festonin së bashku me klubin në shkallët e stadiumit. Aq më tepër kur flitet edhe për 100 vjetorin e formimit të klubit.

“Më e rëndësishmja është ta mbyllim në fushë kampionatin. Do të ishte më e mira ajo është më e rëndësishmja. Do ishte mirë të përfundonin në fund të korrikut. Më pas do shohim edhe për rikthimin e tifozëve. Do ishte perfekt që të mbyllej me tifozë. Për fillimin e kampionatit do ishte mirë të mbyllej sa më shpejt sezoni pasi kemi 4 skuadra që do konkurrojnë në kompeticione europiane dhe ja lehtësojmë UEFA-s. Muaji gusht është vendimtar për këto skuadra. Nuk kemi menduar për skenarin më të keq dhe nuk duam të mendojmë. Duam të rifillojmë në fillim të qershorit dhe të mbarojë në fund të korrikut. Të ndyrshohet skema dhe të përfundohen edhe 10 ndeshjet e mbetura.

Të gjithë kishim një mendim që qeveria do e fuste futbollin në paketën financiare pasi është një nr. i konsiderueshëm futbollistë, staf. Duke parë që qeveria nuk e përfshiu atëhere FSHF akordoi fondin 400 milionë lekë për t’i ardhur në ndihmë. Futbolli nuk luhet në Superligë por dhe kategori të ulëta, mosha. Në rast se vijon pritet ndihmë nga UEFA apo FIFA. Nëse nuk ndodh FSHF do marrë kredi.

Një nga pakënaqësitë e klubeve është për të pasur futboll. Ka dhe klube që interesohen për pjesën financiare. Deri tani nuk ka klube që rrezikojnë falimentin. FSHF është shprehur e gatshme që kur të kërkojnë ndihmë t’i ndihmojmë financiarisht. Nuk do ndjehen të braktisura. Jemi një vend që nuk jemi rrezikuar si Italia, Spanja, Gjermania apo Belgjika, Franca. Megjithatë UEFA do e gjejë mundësinë që ky sezon të përmbyllet në fushë e lojës“, ka thënë Lysien Nurishmi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online