Fiksimi i vjetër i Safet Gjicit te Kukësi: Nuk e ulim çmimin për Olsi Ramën, i njëjti derisa ta marrim

Olsi Rama është një prej dëshirave dhe fiksimeve më të mëdha të Safet Gjicit për ta sjellë te Kukësi. Presidenti i nderit i verilindorëve i ka bërë ftesën publike se do t’i ofrojë edhe më shumë para se fiton te Partizani i Gaz Demit. Megjithëse Rama nuk është përgjigjur ende pozitivisht kësaj ftese, Gjici nuk dorëzohet dhe nuk ulet asgjë në shumën e tij.

I ftuar në “Procesi Sportiv”, mes të qeshurave është thënë se nuk ka një ulje të çmimit në treg për Ramën: “Unë nuk e ul çmimin për Olsi Ramën. E duam ende me atë çmim derisa të vijë ne, nuk ka ulje fare”. Gjithashtu është komentuar edhe blerja e emrit të futbollit tonë, që tashmë quhet Abissnet Superiore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *