FIFA ka përjashtuar përjetë nga futbolli presidentin e Federatës Braziliane (CBF), Marko Polo Del Nero.
Përjashtimi, që përfshin gjithë aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar e ndërkombëtar, hyn në fuqi menjëherë.
Del Nero akuzohet se ka marrë ryshfete në këmbim të kontratave për të drejtën televizive, duke përfshirë Copa America, Copa Libertadores dhe Kupën e Brazilit.
“Vendimi iu komunikua sot zotit Del Nero dhe pezullimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në një komunikatë lëshuar të premten nga FIFA.
Gjithashtu, Del Nero është gjobitur me 734,344 Franga zvicerane, rreth 613 mijë euro.