FIFA ndryshon rregullat e lojës, ndikon për ndeshjet e Kombëtareve për kualifikueset e Botërorit

Rregullat e lojës janë ndryshuar nga ana e FIFA-s sa i përket ndeshjeve të kualifikueseve të Botërorit që do të zhvillohen në muajin mars. Tashmë klubet kanë marrë lejen e plotë dhe kanë të drejtë që të bllokojnë lojtarët për të kaluar te Kombëtarja, nëse shtetet ku luajnë këta futbollistë kanë një karantinë “të ashpër” për rikthimin e tyre në kampionatet që bëjnë pjesë.

Këtë të drejtë do ta shfrytëzojnë thuajse të gjitha ekipet e “Premier League” që do të pengojnë në këtë mënyrë largimin e lojtarëve sa i përket ndeshjeve të Kombëtares. Më herët edhe Shqipëria ka pasur një problem të tillë me organikën e saj që nuk mund të ishte e plotë për problemin e sipëpërmendur. Pra në ndeshjet e muajit mars do të shohim Kombëtare që do të kenë një “fytyrë të re” dhe me disa mungesa të rëndësishme, nisur nga vendimet që do të marrin klubet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *