FIFA i përmbush dëshirën, ish-lojtari i Shpresave të Shqipërisë do të veshë fanellën Malajzisë

Liridon Krasniqi e ka marrë më në fund dritën jeshile për të përfaqësuar Kombëtaren e Malajzisë. Ky i fundit më parë ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë, ndërsa ka luajtur edhe 3 takime miqësore me dardanët. Megjithatë dëshira e mesfushorit shqiptar ishte që të luante për Malajzinë dhe tashmë edhe FIFA i ka dhënë autorizimin për ta bërë një gjë të tillë.

Krasniqi luan në kampionatin malajzez që prej 5 vitesh. Ky ishte edhe një kriter që duhej të përmbushej në mënyrë që të përfitonte shtetësinë e Malajzisë, të cilën arriti ta merte këtë muaj. Ndërkohë nëse trajneri i Kombëtares aziatike i dërgon ftesën, atëherë Liridon Krasniqi do të mund të luajë me ta në kualifikueset e Kupës së Botës të vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online