FFK-ja e bëri fakt të kryer se pranoi Kosovën, talenti shqiptar i mbyll derën dardanëve: Mendoj vetëm për Zvicrën

“Lufta” për talente mes Zvicrës dhe dy përfaqësueseve shqiptare vazhdon të jetë presente edhe sot. Prej disa vitesh lojtarëve shqiptar u është shtuar edhe një tjetër zgjedhje, ajo e Kosovës, që nda dita në ditë kërkon të pasurojë ekipin e Shaland për të ndërtuar një grup sa më konkurues për të tashmen dhe të ardhmen.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, do të gëzonte tifozët dardanë disa kohë më parë me lajmin se një emër si Bastien Toma kishte pranuar të vishte fanellën e Kosovës dhe të hiqte dorë nga Zvicra. Por faktet kanë nisur të flasin kundër, teksa është vetë futbollisti që për median helvete “SFR” shuan të gjitha dyshimet për zgjedhjen e tij.

“Çështja e një ndryshimi nuk më lind. Unë e kam diskutuar këtë gjerësisht me familjen time dhe nuk ndiej asnjë presion. Për momentin nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç Zvicrës”, ka thënë Bastien Toma, duke i mbyllur kështu derën një mundësie për të luajtur për Kosovën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online