Pas titullit të parë në histori, në sezonin 2010–11, Shkëndija e Tetovës kthehet në majën e futbollit maqedonas dhe fiton titullin e dytë, me një ecuri rekord.
Fitorja 2-0 sot ndaj Shkupit e ka çuar Shkëndijën në kuotën e 75 pikëve në 29 ndeshje, plot 26 pikë mbi Vardarin, rival i egër.
Një ecuri e jashtëzakonshme, me një skuadër super dhe dy fenomenë në sulm, Ibraimi dhe Hasani, nga 19 gola secili deri tani.
Titulli i dytë, tashmë synohet edhe kupa e dytë e Maqedonisë, me finalen që luhet muajin e ardhshëm.