Festë e madhe e Vllaznisë! Fiton në fund dhe merr kreun e Superiores, akademia e kthen Tiranën në rrugën e titullit

Kthimi i Vllaznisë ndaj Kastriotit vjen me plot kuptimin e fjalës. Jo vetëm tre pikët të marra që mungonin prej shumë ndeshjesh, por goli i ardhur në minutat e fundit si dikur kur shkodranët nuk ndaleshin përmbyllet më së miri me rimarrjen e kryesimit të Superiores.

Përballja me krutanët nuk ishte aspak e lehtë teksa goli erdhi me kokë nga Hoxhaj pas krosimit të Krujës në minutën e 91. I gjithë stafi shkodran është futur në fushën e lojës duke u çliruar nga presioni i ardhur në gjithë këto javë.

Ndërkohë në rrugën e titullit është futur edhe Tirana që ka fituar në shifrat 1-2 ndaj Lacit. Dy talentet e akademisë Ismajlgeci dhe Celhaka i ka dhënë fitoren bardhebluve që tanimë janë vetëm 7 pikë larg kreut dhe mbeten ende në garë. Goli i Mazrekajt nga goditja e këndit do të jetë vetëm një statistikë për Laçin.

Kukësi ka humbur tërësisht busullën, ndërsa këtë herë ishte Ndreca që i mundi i vetëm me dopietën në rezultatin 2-1. Një fitore në minutat e fundit me shumë peshë ka marrë edhe Skënderbeu ndaj Apolonisë pas penalltisë të ekzekutuar saktë ng Meksi, duke ia dalë në shifrat 1-2. /Sport Ekspres/

Apolonia-Skënderbeu 1-2 Mihana 62’/Sadiru 24′, Meksi 90′ p

Bylis-Kukësi 2-1 Ndreca 15′, 45’/ Kurdic 53′

Kastrioti-Vllaznia 0-1 Hoxhaj 90’+3′

Laçi-Tirana 1-2 Mazrekaj41’/ Celhaka 24′, Ismajlgeci 77′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *