Lilestromi fitoi dje Kupën e Norvegjisë, duke mundur 3-2 në finale Sarpsborg 08. Është një trofe me shumë rëndësi në Norvegji, sidomos për klube që e fitojnë rrallë, si Lilestromi, ndaj festa ka qenë e gjatë dhe u mbajt edhe një ceremoni festive me tifozët.
Gjatë festimeve, mesfushori Aleksandër Melgalvis e teproi paksa, sepse u zhvesh në skenë, tërësisht, dke mbetur vetëm në çorape.
Akt i guximshëm, duke pasur parasysh të ftohtin në Norvegji, por akt i guximshëm edhe për faktin se Melgalvis përdori trofeun për të mbuluar organet gjenitale. E keqja është se trofeu portretizon pallatin mbretëror dhe ngjarja zemëroi jo pak Mbretin e Norvegjisë, duke bërë që Federata Norvgjeze e Futbollit t’i tërheqë vëmendjen Lilestromit dhe lojtarit, duke i paralajmëruar për gjobë.
Melgalvis e mori me të qeshur: “Me siguri mbreti nuk është zbavitur. U kërkoj falje të gjithë atyre që janë ndier të ofenduar, nuk ishte qëllimi im, thjesht po festonim dhe e kalova pak masën”.