Festë dhe lot te Flamengo, Vinisius largohet për te Reali

Vetëm 17 vjeç, talent me shumicë, e krahasojnë që tani me Nejmarin dhe është i Realit të Madridit.

Mbrëmë u luajt Flamengo-Parana në Serinë A braziliane dhe fitorja 2-0 në Maracana për Flamengon kishte brenda festë dhe lot.

Festë sepse kuqezinjtë kryesojnë bindshëm kampionatin dhe po nisin të ëndërrojnë, por edhe lot, sepse Vinisius Zhunior luajti ndeshjen e fundit në shtëpinë e vet.

Pas një muaji do të mbushë 18 vjeç dhe Reali e ka blerë prej kohësh, ndërsa ajo e djeshmja ishte sfida e fundit shtepiake e Flamengos deri më 19 korrik. Vinisius do të jetë në Madrid, konsiderohet e ardhmja e Realit dhe dje u largua duke qarë, pasi u përshëndet me tifozët, të cilët gjatë gjithë ndeshjes këndonin në nder të tij.

“I detyrohem gjithçka Flamengos, më mori nga lagja ku jetoja dhe u kujdes për mua, duke më lejuar të ndjek ëndrrën time që në moshën 17-vjeçare do re me lejojë të vesh fanellën e Real Madridit. Kjo është një histori dashurie për mua, po ndahem nga tifozeria më e mirë në botë, do e mbaj gjithnjë në zemër”, deklaroi talenti brazilian mbrëmjen e djeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *