Festa pa buzëqeshje, lojtarët e Kukësit presin rrogat

Në Kukës ajo që përmendej gjithmonë ka qenë korrektësia.  Skuadra po kalon një nga momentet më të vështira që ka pasur ndonjëherë në Superiore, por mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, pasi lojtarët kanë afro 2 muaj që nuk paguhen. “Sport Ekspres” raportoi pak kohë më parë që lojtarëve u është komunikuar që rrogat e një muaji do të mbaheshin, por këta të fundit nuk i kishin firmosur gjobat. Që nga ajo ditë nuk ka pasur komunikim tjetër nga ana e klubit në lidhje me rrogat, por futbollistët deri më tani nuk i kanë tërhequr rrogat e muajit nëntor dhe dhjetor. Futbollistët presin rrogat e tyre derisa nuk ka asnjë vendim që t’ua komunikojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *