Nejmar është dëmtuar në ndeshjen e fundit të luajtur në “Ligue 1” kundër Montpellier. PSG ka publikuar lajmin se sulmuesi brazilian nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Nantesit.
Flitet për një dëmtim që nuk është shumë serioz sipas asaj që raportojnë mediat franceze. Ndërkohë shqetësimi fizik që ka nuk e pengon për të festën e datëlindjes. Nejmar ka organizuar një festë të madhe, ku janë përfshirë edhe disa personazhe të njohura shqiptare si Beatriks Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj.
Në Francë kanë nisur edhe polemikat për këtë arsye të organizimit, për shkak se nuk mund të luajë në Kupë. Nga ana tjetër trajneri i PSG-së e ka refuzuar pjesëmarrjen dhe ftesën e Nejmar: “Nuk mund të marrë pjesë, pasi dua t’i lë lojtarët e mi që të ndihen të lërë. A është kjo mënyra më e mirë për t’u përgatitur për ndeshje? Sigurisht që jo. Por a është kjo gjëja më e keqe? Jo sërish”, ka thënë Tuchel. /Sport Ekspres/