Një pritje e gjatë që ka marrë fund sot: Sebastian Fetel bën sërish fenomenin dhe duket se këtë sezon është kthyer në pilotin perfekt që mund të rikthejë Ferrarin te suksesi.
Një garë deri në fund me shokun e skuadrës Kimi Raikonen, por në fund pole-position i ka shkuar kryesia të Botërorit, që në këtë mënyrë hedh një të madh drejt triumfit të tretë rresht në Botëror, sepse dihet pesha e nisjes nga vendi i parë në garat e Formula 1 në këtë moment.
Një kthim pas në kohë, kur Mikael Shumaker dominonte botën me Ferrarin, që më në fund po bën gjithçka mirë.
Po Mercedesi? U nënshtrua në pistën ku dominonte prej vitit 2014. Hamilton Hasi vështirësi në pistë, ndoshta për temperaturat e ulëta, ndaj në fund e mbylli i katërti, pas Botas.
Pas dy makinave Mercedes, dy makinat Red Bull të Verstapenit dhe Rikardos.