Fernandes si në filma; depresioni, misteri i avionit “Brazilian” dhe… “adoptimi” rus

Speciale nga Anton Cicani

Ky Botëror na ka dhuruar shumë histori jete, karriere, kuriozitete por edhe mistere. Të ngjan më shumë me një film të të famshmit Alfred Hiçkok, që pëlqente shpesh t’I mbyllte me një skenar të pakuptimë… Të pakuptimta janë edhe eliminimet e ekipeve “big”, ashtu si edhe Spanja, ku dikur duhet të ishte transferuar personazhi i radhës…

Immagine correlata

Eshtë historia e një lojtari që gjatë ekzekutimit të himnit nuk është parë duke kënduar, por që në fushë është parë shumë shpesh në krah, duke dominuar totalisht me fizikun e tij dhe sidomos hapin e shpejtë. Quhet Mario Fernandes dhe është Brazilian.

Në këtë botëror mund të ishte në fushë ose në stol me “Seleçaon”, por kohë më parë vendosi se ishte më mirë që të “adoptohej” nga Rusia, ku tashmë mund të festojë, ashtu si shokët dhe familja e tij, pasi eliminimi i Spanjës është një hap historik për organizuesit e turneut.

Por, sa e vështirë ishte për të të mbërrinte deri këtu.

Shumë shkallë të ngjitura dhe shumë frikë për t’u rrëzuar dhe “thyer qafën”. Ka shumë pas karrierës së tij.

Një histori depresioni, që rrezikoi ta largonte përfundimisht nga bota e topit. Për fat të tij të mirë, CSKA Moska i dha mundësi jete, të reagonte dhe ai u kthye të bënte atë që i pëlqen, të luajë futboll.

Dhe sot, në moshën 27 vjeç, shijon përvojën më të bukur të jetës. Dhe, nuk ka ndër mend që të ndalet këtu.

Në mars të vitit 2009, në fakt, firmosi kontratën e tij të parë me Gremion por, në më pak se një javë, humbi gjurmët. Asnjë nuk e dinte ku përfundoi, as familja dhe aq miqtë, aq sa policia nisi hetimet. Në ditën e katërt të “zhdukjes” më pas, Fernandes u gjet te xhaxhaxi i tij, në Zhundiai, San Paolo, 1000 km larg Porto Alegres.

Një gjendje emocionale delikate ajo e 18 vjeçarit, në atë kohë, i mërzitur sepse skuadra e tij, Sao Kaetano, në vend që ta huazonte, e shiti përfundimisht. U deshën 30 ditë në spital në San Paolo për të marrë veten. Mjekët thanë se shpesh shihte makthe në mbrëmje…

Risultati immagini per fernandes cska

Një tjetër jetë do të niste për të, sërish si futbollist, sigurisht. Paraqitjet super bënë që në moshën 21 vjeç të vinte thirrja me Brazilin, e para absolute.

Kopertina? Miqësorja ndaj Argjentinës. Por, në avionin që duhet ta çonte në grumbullim, mbrojtësi nuk do të ngjitej.

Ende sot mister ajo çështje, teksa në Brazil thanë se “humbi orarin e avionit”.

Edhe pse atë episod, CSKA Moska beson te djaloshi dhe e blen, duke shpenzuar 15 mln euro. E ndiqte dhe Reali, por nuk finalizoi, pasi nuk u bind plotësisht.

Askush nuk e besonte se Rusia do të bëhej familja e tij e dytë. Me CSKA fiton titullin, Kupën dhe Superkupën. Në tetor 2014, trajneri i Brazilit, Dunga, i jep një tjetër mundësi: thirrje me Brazilin, teksa tifozët kërkonin kokën e tij si tradhëtar, pasi dikur nuk u paraqit në grumbullim.

Fernandes debutoi në miqësore ndaj Japonisë dhe u duk hap i parë drejt karrierës me Seleçaon, por çuditërisht, ai do të vendosë: “Nuk do të përfaqësoj Brazilin, por Rusinë!”. Kështu, merr nënshtetësinë ruse në korrik të 2016 dhe sot e gjen veten në çerekfinalen e Botërorit.

Mbron fanellën e një kombi ku nuk ka lindur, pork u është ndjerë në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *