Janë luajtur ditën e sotme tri ndeshje të raundit të 31-të të IPKO Superligës së Kosovës. Flamurtari dhe Drenica u ndalën në një barazim pa gola, ndërsa Gjilani vazhdon ecurinë negative duke regjistruar humbjen e pestë radhazi në transfertën ndaj Ballkanit.
Surpriza e ditës erdhi nga skuadra e Ferizajt që mundi në transfertë Trepçën 89 me rezultatin 2 – 1 falë golave të Cerkinit dhe Krasniqit.
Kur kanë mbetur vetëm dy ndeshje deri në përfundim të sezonit, ngjeshja në zonën “Play-Out” është e pazakontë me katër skuadra që kanë të njëjtin numër pikësh: 39.
IPKO SUPERLIGA / RAUNDI 31
Flamurtari 0 – 0 Drenica
Ballkani 1 – 0 Gjilani
Shënues: Baftiu 56’
Trepça 89 1 – 2 Ferizaj
Shënues: Manaj 84’ / Cerkini 54’, Krasniqi 71’