Nga Klaudio Ndreca
“Djalli” po kthehet në Serinë A dhe vetëm “Zoti” mund ta ndizte! Zlatan Ibrahimoviç është thyerja e rregullave, ndërsa po dëshmon në çdo javë se 39 vitet që i rëndojnë mbi shpatulla janë vetëm statistikë për të. Këtë herë është mundur Udineze me shifrat 1-2 në transfertë, atje ku suedezi ka dhënë asist dhe ka shënuar me akrobaci. Në pjesën e parë do të vinte pasimi për Kesie, që e dërgoi topin bukur në rrjetë.
Të gjithë lojtarët shkuan për të festuar me Ibrahimoviç, si të ishte sulmuesi autori i golit. De Paul riktheu baraspeshën me nisjen e pjesës së dytë falë ekzekutimit të saktë të 11-metërshit. Por atëherë kur pritej edhe ndalja e dytë e Milanit pas barazimit me Romën, vjen edhe akrobacia e zakonshme e Ibrahimoviç që vendosi fatin e takimit. Ky ishte goli i 7 i suedezit në këtë sezon, që kryeson listën e golashënuesve dhe nga ana tjetër është Milani që po kryeson në Serinë A. E çfarë është “Halloweni”?. Me siguri një festë më pak e frikshme se Zlatan Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/
Zlatan Ibrahimovic con 39 años.
Disfrutenpic.twitter.com/hGLWPsI1nD
— ¿Que es Halloween? (@UDAdePrimera) November 1, 2020