Fenerbahçe kërkon të sjellë përforcime në portë në këtë merkato verore. Klubi nga Stambolli ka piketuar një shqiptar për të mbrojtur katërkëndëshin e tij. Fjala është për Arijanet Muriçin. Ky i fundit është gardiani përfaqësueses së Kosovës dhe luan për klubin anglez të Burnley-t.
Muriçi shkëlqeu në sezonin që lamë pas në Championship, ku pati një kontribut të rëndësishëm në ngjitjen e ekipit në Premier League. Paraqitjet e tij kanë tërhequr interesin e Fenerbahçes, që sipas raportimeve në mediat turke, ka nisur zyrtarisht negociatat për transferimit e portierit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/