Babagjyshi i Vitit të Ri, siç i themi ne, apo i Krishtlindjeve për gjithë botën, i ka plotësuar një dëshirë një fëmije të sëmurë në Itali, duke u transformuar në legjendat e Milanit.
Në një spital në Monza, një nënë tifoze e Milanit shkroi një letër në Facebook, ku kërkonte që për të birin Andrea, i emërtuar kështu në nder të Andrij Shevçenkos, dhurata për Krishtlindje të ishte një vizitë nga ndonjë lojtar legjendar i Milanit.
Dëshira iu plotësua vogëlushit të sëmurë rëndë, sepse në spital u prezantuan për vizitë Paolo Maldini e Filipo Gali.